Qeveria hap tenderet per rruget
Ne to perfshihet ndertimi i tunelit Tirane-Elbasan lotit 3 te Rruges se Arbrit dhe i lotit te 8 te BY-PASSIT Plepa-Kavaje-Rrogozhine. Gjithashtu u miratuan edhe nje sere studimesh dhe projektimesh per disa akse ne vend. Tuneli i autostrades Tirane-Elbasan si kryefjale e fjalimit te kryeministrit ne mbledhjen e djeshme te qeverise do te financohet plotesisht nga buxheti i shtetit. Tuneli do te financohet kryekeput me parate e buxhetit te shtetit dhe nga dita e nenshkrimit te kontrates afati i dorezimit te tij do te jete 18 te muaj. Tenderi do te jete i hapur dhe nderkombetar tha Berisha. Edhe pse kreu i qeverise konfirmon se do te jete buxheti i shtetit ai qe do te financoje kete projekt ne kete te fundit per vitin 2011 jane parashikuar vetem 50 mije dollare nga 150 milione dollare qe eshte kostoja totale e ketij projekti. Nga financimet e huaja per tunelin BE dhe Fondi Kuvajtian pritet te japin 13 milione dollare te parashikuara ne buxhetin 2011. Pak kohe me pare nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi u deklarua se qeveria eshte ne bisedime per te gjetur financimet. Nje tjeter projekt i rendesishem per te cilin do te hapet tenderi eshte ai i ndertimit te lotit 3 te Rruges se Arbrit Dalja e ures se Vashes Bulqize. Ky projekt ka nje kosto prej 9 milione dollare nderkohe qe ne buxhetin e vitit 2011 jane parashikuar vetem 20 mije dollare kurse ne 2010-n fondi per kete rruge ishte 10 mije dollare. Sot ne vendosim per te autorizuar Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve te tenderoje ndertimin e Rruges se Arbrit segmenti nga Ura e Vashes loti i 3-te. Rruga e Arbrit vizibilitetin e ka kombetar eshte rruga e dyte e kombit dhe do te perfundoje brenda ketij mandati pasi mandati tjeter ka vepra te tjera tha dje kreu i qeverise. Ndertimi i lotit 8 te rruges BY-Pass Plepa-Kavaje-Rrogozhine ka marre edhe kjo autorizimin per hapjen e tenderit. Qeveria ne buxhetin e vitit te ardhshem ka parashikuar 20 mije dollare per kete rruge nderkohe qe per 2010-n ky fond ishte 10 mije dollare. Kostoja totale e rruges eshte 9 milione dollare. Kreu i qeverise deklaroi dje se do te fillojne shume shpejt edhe nje sere studimesh e projektimesh per disa akse te rendesishme ne vend. Po ashtu do te filloje studimi dhe projektimi per rrugen Tirane-Dajt-Qafe Molle-Bize. Kryeqyteti do te kete zonen e vet turistike malore. Ky projekt ka perparesi pasi vitin e ardhshem ne u kthehemi rrugeve drejt maleve tha kryeministri. Nderkohe qe edhe kater projekte te tjera moren ok-in e Ekzekutivit per te proceduar me studimin e projektimit. Nje ishte ai per studimin dhe projektimin e zgjerimit te rruges Sukth-Hamallaj studimi i projektimit te ndertimit te rrugeve paralele te segmentit te BY-PASS-it Plepa-Kavaje-Rrogozhine studim-projektimi i aksit Qafe-Plloce-hyrje e Pogradecit dhe Unaza e Pogradecit. Rruget
Tuneli Tirane Elbasan
Kosto 150 milione USD
Buxheti 2011 50 mije USD - 13 milione USD financim i huaj
Rruga e Arbrit loti 3
Kosto 9 milione USD
Buxheti 2010 10 mije USD
Buxheti 2011 20 mije USD
By-Pass Plepa-Kavaje-Rrogozhine loti 8
Buxheti 201010 mije USD
Buxheti 2011 20 mije USD
Studim projektime
Tirane-Dajt-Qafe Molle-Bize
Sukth-Hamallaj
Plepa-Kavaje-Rrogozhine
Qafe-Plloce-hyrje e Pogradecit
unaza e Pogradecit
Prokurimet per Rrugen e Arbrit
Agjencia e Prokurimeve dy dite me pare publikoi edhe tenderin per Ndertimin e rruges se Arbrit loti 3 Dalja e Ures se Vashes-Bulqize. Fondi limit i vendosur per kete projekt ne njoftim eshte ai i 19 milione dollareve duke percaktuar se nese ka lote fondi eshte i ndare sipas tyre. Nderkohe qe koha e parashikuar per perfundimin e punimeve eshte 18 muaj nga data e lidhjes se kontrates. Tenderi sipas njoftimit te APP-se eshte caktuar qe te zhvillohet ne date 20 dhjetor. Loti 3 i Rruges se Arbrit nuk eshte i vetmi pasi jane edhe dy lote
te tjere per te cilet qeveria ne
buxhet eshte treguar me bujare.
Prokurimet per Tirane-Elbasan
Studim projektim ndertim rruga Tirane-Elbasan eshte tenderi qe Drejtoria e Rrugeve ka hapur rreth 10 dite me pare duke kerkuar sherbim konsulence. Objekti i ketij tenderi eshte Studim projektim ndertim rruga Tirane-Elbasan dublimi dhe plotesimi i segmentit Ibe-Elbasan me nje fond limit prej 1.1 milione dollare. Afati per paraqitjen e kerkesave per shprehje interesi nga palet eshte lene dita e neserme pra data 3 nentor. Me pas i takon Komisionit te Vleresimit te Ofertave prane APP-se
qe te jape edhe vendimin per
kompanine e perzgjedhur.
Deutsche-Welle/Ani Ruci