Buxheti prokuroria rrezikon te mbetet pa roje
TIRANE - Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka bere disa ndryshime ne buxhetin e prokurorise per vitin 2011 duke parashikuar edhe fondin me te cilin do te paguhet Policia Private qe do te marre ne ruajtje institucionin pas dates 1 janar 2010 kur pritet te heqe dore Policia e Shtetit. Megjithate burime nga prokuroria thone se ne fillim te vitit te ardhshem institucioni rrezikon te mbetet pa ruajtje per disa dite per shkak se organi i akuzes nuk ka buxhet aktualisht qe te kontraktoje operatoret qe veprojne ne kete fushe nderkohe qe nuk mund te kryen ne vitin 2010 procedura tenderimi apo prokurimi me fondet e dhena per vitin e ardhshem 2011. Ndodhur ne kete situate Prokuroria e Pergjithshme i ka kerkuar interpretim Agjencise se Prokurimit Publik per te marre nje opinion mbi zgjidhjen e situates. Sipas nje vendimi te qeverise te dates 28 prill 2010 policia e objekteve nuk do te ruaje me godinat e prokurorise qe pas dates 1 janar 2010. Prokuroria kerkoi qe godinat e saj te ruhen nga efektivat e Policise se Shtetit dhe ne mungese te kesaj nje shtese fondi per vitin 2011 per te paguar Policine Private.