Qeveria heq masat, lejohet sërish aplikacioni “Tik Tok” në Shqipëri

Një vit pas bllokimit, qeveria lejon sërish përdorimin e aplikacionit “Tik Tok”.
Më 3 shkurt, Këshilli i Ministrave njoftoi vendimin për heqjen e masave për ndalimin e TikTok, duke pretenduar shfuqizimin e vendimit të mëparshëm që bllokonte këtë rrjet social.

Po në 3 shkurt, Këshilli i Ministrave i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pushimin e çështjes, me argumentin se ajo ka mbetur “pa objekt”.
Ditën e nesërme, më 5 shkurt 2026, në orën 10:00, ishte planifikuar të zhvillohej seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me bllokimin e kësaj platforme në Shqipëri.
“Tik Tok” u bllokua në Shqipëri në mars 2025 pas një konsultimi të qeverisë me mësues dhe prindër, pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.