E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria japoneze apel K. së Veriut për vetëpërmbajtje

Tokio - Japonia paralajmëroi se nuk do ta toleronte një acarim të tensionit në rajon, që mund të shkaktohej nga lëshimi i një rakete koreanoveriore, ndërsa Pheniani sapo ka informuar instancat ndërkombëtare për lëshimin e një sateliti. "Qeveria japoneze i bën thirrje Koresë së Veriut për vetëpërmbajtje", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë japoneze të Punëve të Jashtme, Yasuhisa Kawamura.

"Japonia nuk do të tolerojë që ajo të thellojë tensionet në rajon", paralajmëroi ai duke shtuar se edhe pse bëhej fjalë për lëshimin e një sateliti "kjo do të shkelte rezolutat Këshillit të Sigurimit të OKB-së". Koreja e Veriut tha se kishte informuar organizmat ndërkombëtare të transportit detar dhe ajror për lëshimin së afërmi të një "sateliti telekomunikacioni". Ky lëshim mund të bëhet mes datës 4-8 prill, sipas agjencisë koreanojugore Yonhap.

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia i kanë bërë thirrje gjatë javëve të fundit regjimit komunist të heqë dorë nga projekti i tij, duke dyshuar se bëhet fjalë në fakt për një test tjetër të një rakete me rreze të gjatë veprimi.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada, paralajmëroi në fillim të marsit se Tokio do të qëndronte në gatishmëri për të rrëzuar çdo raketë korenaoveiore që do t'i drejtohej territorit të tij.

Dy tie me pare, kolegu i tij i Punëve të Jashtme, Hirofumi Nakasone, deklaroi në parlament se asgjë nuk e kundërshtonte, në parim, faktin që SHBA të ndihmojë aleatin e saj japonez për të shkatërruar një raketë të mundshme koreanoveriore që do t'i drejtohej arkipelagut.

Koreja e Veriut premtoi nga ana e saj "luftë", në rast se prekej "një satelit i destinuar për qëllime paqësore" që ajo njoftoi se dëshiron të lëshojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›