Delijorgji, Topalli pyet PS
Tiranë-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi të enjten në Kuvend, pas deklaratave të opozitës, lidhur me ngjarjen e 15 marsit 2008 në Gërdec. "Pse nuk janë hequr lejet e ndërtimit që Mihal Deligjorgji ka në mes të Tiranës, të dhëna nga kryetari i juaj, Edi Rama. Në sa pjesë është aty brenda?", pyeti kryetarja Topalli, duke kërkuar sqarime nga kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, se përse nuk përmendet emri i Delijorgjit në sallën e parlamentit. Mihal Deligjorgji, ish-administrator në fabrikën e demontimit në Gërdec, është një nga tre personat e vënë nën akuzë nga Prokuroria për ngjarjen e rëndë, nga e cila humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.