Qeveria jep 660 milionë lekë nga fondi rezervë për të blerë pajisje speciale për policinë dhe kamera për Tiranën
Qeveria ka bërë disa ndryshime në buxhetin e këtij viti duke nxjerrë nga fondi rezervë rreth 6 milion dollarë ose 660 milionë lekë të reja për të blerë pajisje speciale për policinë.
Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, në programin buxhetor Policia e Shtetit, ti shtohet fondi prej 660 000 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për blerje pajisjesh, mjetesh, materialesh të tjera speciale, si dhe për sistemin e monitorimit me kamera të qytetit të Tiranës, thuhet në vendimin e qeverisë.
Nga ky fond, 634 650 700 (gjashtëqind e tridhjetë e katër milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë e shtatëqind) lekë të klasifikohen, si shpenzime për investime, dhe 25 349 300 (njëzet e pesë milionë e treqind e dyzet e nëntë mijë e treqind) lekë, për mallra e shërbime, vijon më tej vendimi.