E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet personi që aksidentoi makinën e ministrit të Shëndetësisë

Drejtuesi i furgonit me targa të Kosovës, që aksidentoi makinën ku udhëtonte ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, është arrestuar sot me akuzën për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Personi i arrestuar është 20 vjeçari Fatmir duka. Në aksidentin e djeshëm mbetën të plagosur 7 persona. Ministri Vasili mori plagë të lehta. Ai erdhi për kurim në Tiranë, por zgjodhi një spital privat në vend të atij shtetëror. Kjo për shkak se tek spitali ushtarak nuk funksiononte skaneri dhe rezonanca manjetike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›