Qeveria kërkon të ndryshojë sistemin gjyqësor. Izraelitët në protestë, mbushin rrugët e vendit

Mijëra izraelitë kanë dalë në protestë kundër ndryshimit të sistemit gjyqësor. Protestat kanë nisur prej 10 javësh duke arritur një numër rekord demonstruesishm, të cilët u mblodhën në qytete si Haifa, ndërsa rreth 200 mijë të tjerë besohet se kanë dalë në rrugë në Tel Aviv.
Organizatorët kanë bërë të ditur se rreth 500 mijë protestues kanë dalë në rrugë në mbarë vendin të shtunën.
Ndërkaq, qeveria e Benjamin Netanyahut pretendon se ndryshimet e planifikuara në sistemin gjyqësor janë në drejtimin pozitiv.
/rtsh.al/