E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria mbeshtet investitoret nga Katari ne Shqiperi

Është shumë pranë fillimi i operimeve të Katar airways në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka konfirmuar mbështetjen e saj për dhënien e lirisë së pestë të ajrit në bazë të marrëveshjes shtetërore mes vendit tonë dhe Katarit.

Kryeministri Berisha i shprehu gatishmërinë e qeverisë që drejton delegacionit të kompanive nga Katari të shoqëruar nga ambasadori i vendit mik. Ambasadori i Katarit rikonfirmoi interesin që shteti i Katarit ka për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike përmes sipërmarrjeve të investimeve nga kompanitë katareze në Shqipëri.

Shefi i qeverisë konfirmoi edhe njëherë angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të mundësuar iniciativa të suksesshme të investitorëve katarezë, në një mjedis ekonomik dhe rregullator liberal e tërheqës që Shqipëria ofron.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›