TAP ne forumin ekonomik te Davos

Në Forumin Ekonomik të Davosit qeveritë konfirmojnë rëndësinë strategjike të gazsjellësit TAP. Ministrat e lartë të Greqisë, Italisë dhe Zvicrës kanë konfirmuar interesin e vendeve të tyre për projektin. Të pranishëm kanë qenë edhe administratorët e aksionerëve të TAP, SOCAR, E. ON Ruhrgas dhe Axpo. Diskutuam përparimin e jashtëzakonshëm që ka bërë TAP në muajt e fundit, duke përfshirë marrëveshjen me qeverinë shqiptare në 18 janar, shprehet drejtori i TAP, Tungland. Klaus Schäfer i Ruhrgas, thotë se mbështetja e vendeve pritëse e ka vënë TAP tani në një pozitë të fortë për të fituar ofertën në qershor 2013. Presidenti i Socar, Rovnag Abdulayev vlerëson Qeveritë pritëse të të tre vendeve për angazhimin maksimal të tyre për të bërë TAP një realitet.