E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeveria miraton 150 milionë lekë shtesë për financimin e partive në fushatën e 11 majit

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të premte (4 prill) 150 milionë lekë fonde shtesë për financimin e fushatës së partive pjesëmarrëse, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Këshilli i Ministrave vendosi: Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të  datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Efekti financiar përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›