E Martë, 3 Nëntor 2026

Qeveria miraton 150 milionë lekë shtesë për financimin e partive në fushatën e 11 majit

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot 150 milionë lekë fonde shtesë për financimin e fushatës së partive pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi fondin shtesë “mbështetje për partitë politike” i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Efekti financiar përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›