E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton 6676 kuota per Masterin Shkencor

Nje sere kategorish perfitojne nga tarifa e shkollimit

Ne vendimet e fundit te marre nga Keshilli i Ministrave eshte miratuar dhe ndryshimi i kuotave per Masterin Shkencor. Ne ligjin e meparshem numri ne total i kuotave per Masterin Shkencor dhe Masterin Profesional ka qene 8608 por tashme me vendimin e fundit vetem per Masterin Shkencor do te jene 6676 kuota. Ky eshte nje nga premtimet Kryeministrit per te arsimuar cdo te ri shqiptar. Kjo pritet te jete nje mundesi per te gjithe studentet qe duan te vazhdojne Masterin shkencor pasi me rritjen e kuotave rritet dhe mundesia per te fituar.

Kuotat

1. Kuotat e pranimeve ne institucionet publike te arsimit te larte per programet e studimeve te ciklit te dyte Master i Shkencave/ Master i Arteve te Bukura per vitin 2011 - 2012 te jene 6966. Keto kuota te ndahen si me poshte

a Kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit Master i Shkencave/Master i Arteve te Bukura 6676

aKuotat per programe te dyta studimi 100
cKuotat per transferimin e studimeve 100
c Kuota per shtetas te huaj50
dKuotat per personat qe nuk shikojne 20

dhKuotat per romet ballkano -egjiptianet 20..

aKuotat e pranimeve te reja per programet e studimit
Master i Shkencave/Master i Arteve te Bukura
per aplikantet brenda territorit te vendit 6645.

Kategorite qe perfitojne nga tarifat e shkollimit

Keshilli i Ministrave ka miratuar gjithashtu dhe kategorite qe perfitojne nga heqja e pageses se shkollimit te cilat do te jene disa. Keto kategori jane te renditura si me poshte

1-Per statusin e te verbrit

2- Per statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik

3- Statusin e ish-te denuarve dhe te perndjekurve politike nga sistemi komunist

4-Per menyren e trajtimit ekonomik e financiar dhe per dhenie ndihme te menjehershme familjeve te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit te Forcave te Armatosura te Sherbimit Informativ Shteteror dhe te Policise se Burgjeve qe humbin jeten ne krye apo per shkak te detyres.

5-Per jetimet

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›