E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe frutat e shëmtuar dalin në shitje

Share

Një rrjet supermarketesh në Britaninë e Madhe, Waitrose, ka vendosur të nxjerrë në shitje mollët e shëmtuara. Ky term përdoret për ato fruta, të cilët nuk kanë një formë të rregullt, por janë deformuar për shkak të kushteve atmosferike. Më përpara frutat e tillë, që nuk plotësonin normat e BE për formën, hidheshin, bëheshin lëng, reçel, ose përdoreshin për të ushqyer kafshët. Tani rrjeti i supermarketeve thotë se do i nxjerrë në shitje këto fruta të deformuara. Në fakt ndalimi që u ka bërë BE këtyre frutave nuk ekziston më. Fermerët thonë se ka qenë shumë e vështirë që të bëje të mundur që frutat të ishin krejt në një formë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›