E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton dëmshpërblimet e 735 ish-të përndjekurve

Lista e miratuar dje me 735 personat që do të përfitojnë, është e ndarë në tre kategori. Nga këto, 685 vetë përfitojnë për shkak të vuajtjes së burgimit të bërë gjatë regjimit komunist. Nga kjo listë, 15 prej tyre do të përfitojnë nga pagesa në letra me vlerë, pjesa tjetër do të jetë në vlera monetare.

Ndërkohë, për 50 persona të tjerë do të jepet dëmshpërblimi si pasojë e dënimit me pushkatim.

Dëmshpërblimi i kësaj kategorie do të merret nga pasardhësit e tyre. Sipas vendimit të djeshëm, të gjitha dëmshpërblimet e mësipërme do të jepen me këste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›