E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rruga e Paqes", projekti në nder të Nënë Terezës

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi priti sot në një takim Unionin Italian të Paqes. Në takim ishte i pranishëm edhe kreu i PS-së, Edi Rama. Presidenti prezantoi projektin "Rruga e Paqes" që do të ndërmerret për nder të 100 vjetorit të lindjes së bamirëses shqiptare Nënë Tereza.
Në këtë rrugë do të vendosen gurë që do të mbajnë firmën e të gjithë presidentëve në mbarë botën. "Rruga e Paqes" është një projekt i përbashkët shqiptaro- italian që pritet të nisë në tetor të këtij viti.'

Ndër të tjera, Presidenti Topi tha se humanistja e madhe Nënë Tereza, ishte figura dhe personaliteti i dashur për mbare njerëzimin. "Nënë Tereza është figuara më e spikatur. Ajo sakrfifikoi veten për te tjerët", tha Topi. Kreu i shtetit nënvizoi se është e afërt dita kur Nënë Tereza do të shenjtërohet.
Ai theksoi se Nënë Tereza ishte zëri i njerëzve të varfër në gjithë globin.
Presidenti i Republikës pohoi se Nënë Tereza la një porosi, të ecim në rrugën e paqes.
Kreu i PS-së, Rama pohoi se Nënë Tereza është paqja në botë. Ai vlerësoi inisiativën e Topit për "Rrugën e Paqes".
Ndërsa Gianfranco Costa, kreu i Korpusit Italian të Paqes tha se sot bota e shikon Tiranën si kryeqytet të shpresës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›