E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeveria miraton krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për institucionet ofruese të formimit profesional publik

Qeveria miratoi tw enjten krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për institucionet ofruese të formimit profesional publik. Baza e të dhënave të institucioneve ofruese të formimit profesional publik quhet Sistemi i Formimit Profesional (SFP).

Autoriteti përgjegjës për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore të SFP-së do tw jetw Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Nw bazw tw vendimit, të dhënat e SFP-së, ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:

Të dhënat parësore konsiderohen të dhënat e mbledhura nga AKPA-ja që kanë të bëjnë me:

i. të dhënat e institucioneve ofruese të formimit profesional publik;

ii. të dhënat për programet që ofrohen nga institucionet ofruese të formimit profesional publik;

iii. të dhënat për kurset që zhvillohen në institucionet ofruese të formimit profesional publik;

iv. të dhënat e regjistrimit dhe certifikimit të kursantëve në institucionet ofruese të formimit profesional publik.

Ndwrsa të dhënat dytësore konsiderohen të dhënat që merren nga ndërveprimi me sistemet informatike: Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile; Sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve; Sistemi i Shërbimeve të Punësimit.

Të dhënat dytësore në SFP, të siguruara nga ndërveprimi, janë si më poshtë vijon:

i. Të dhëna për stafin dhe mësimdhënësit, si: NID, emri, mbiemri, atësia, datëlindja, adresa, gjinia, vendbanimi aktual, adresë e-mail-i dhe telefoni;

ii. Të dhëna kryesore për bizneset që kanë marrëveshje bashkëpunimi, si: NIPT-i, emri i biznesit, aktiviteti ekonomik, adresa, statusi, tipi i biznesit;

iii.  Të dhënat për statusin e punësimit të kursantëve që referohen nga zyrat e punësimit, si: kategoritë që i përkasin (punëkërkues i papunë në pagesë papunësie, punëkërkues i papunë në ndihmë ekonomike).

Institucionet qw japin informacion

Dhënësit e informacionit për SFP-në janë institucionet ofruese të formimit profesional publik dhe drejtoritë rajonale të AKPA-së.

Të dhënat personale të grumbulluara ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjekteve, në përputhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur. Këto të dhëna kanë vlerë të përhershme ruajtjeje, pasi konsiderohen dokumente me rëndësi historike kombëtare.

Të dhënat e dokumentuara nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në SFP për një qëllim të ndryshëm nga ai fillestar, i përcaktuar në momentin e mbledhjes së të dhënave.

Niveli i aksesit në bazën e të dhënave në sistemin e SFP-së është, si më poshtë vijon:

a) Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka të drejta të plota administrative mbi bazën e të dhënave në rolet, si:

i. administrator sistemi për krijimin, shkrimin dhe leximin e përdoruesve, listave me konfigurime në sistem, të dhënat e institucioneve ofruese të formimit profesional publik, të dhënat për programet që ofrohen nga institucionet ofruese të formimit profesional publik;

ii. editues, lexues për të dhënat për kurset që zhvillohen në institucionet ofruese të formimit profesional publik;

iii.  lexues për të dhënat e regjistrimit dhe certifikimit të kursantëve në institucionet ofruese të formimit profesional publik;

Institucionet ofruese të formimit profesional

Institucionet ofruese të formimit profesional publik kanë të drejta mbi bazën e të dhënave në rolet, si:

i. krijues për të dhënat e mësimdhënësve, bizneseve që kanë marrëveshje bashkëpunimi, kurseve që zhvillohen në institucionet ofruese të formimit profesional publik dhe për të dhënat e regjistrimit e të certifikimit të kursantëve në institucionet ofruese të formimit profesional publik;

ii. editues për të dhënat e mësimdhënësve, bizneseve që kanë marrëveshje bashkëpunimi, kurseve që zhvillohen në institucionet ofruese të formimit profesional publik dhe për të dhënat e regjistrimit e të certifikimit të kursantëve në institucionet ofruese të formimit profesional publik;

iii. lexues për të dhënat e mësimdhënësve, bizneseve që kanë marrëveshje bashkëpunimi, kurseve që zhvillohen në institucionet ofruese të formimit profesional publik dhe për të dhënat e regjistrimit e të certifikimit të kursantëve në institucionet ofruese të formimit profesional publik.

“Rolet e nivelit të aksesit dhe të drejtave të çdo përdoruesi do të jenë në përputhje me pozicionin e punës, të përcaktuar në përshkrimet e punës të miratuara, sipas rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të bazës së të dhënave shtetërore për Sistemin e Formimit Profesional”, e cila miratohet nga drejtori i Përgjithshëm i AKPA-së.”, thuhet nw vendimin e qeverisw.

Të gjitha veprimet e kryera në bazën e të dhënave janë të gjurmueshme dhe të dokumentuara. Veprimet e kryera në bazën e të dhënave regjistrohen dhe ruhen nga AKPA-ja, duke përdorur kodin identifikues të personit të ngarkuar që ka kryer veprimin, datën e orën e konsultimit, fjalët kyçe të përdorura për kërkimin, numrin e dosjes dhe të dhënat e konsultuara. AKPA-ja është përgjegjëse për menaxhimin e aksesit në bazën e të dhënave dhe në rast të konstatimit të veprimeve të paligjshme pezullon menjëherë aksesin e personit, i cili ka vepruar në kundërshtim me ligjin apo udhëzimet e procedurat për administrimin e bazës së të dhënave. Pezullimi i aksesit nuk përjashton përgjegjësinë disiplinore, civile ose penale.

“Palët do të ndërmarrin masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi. Çdo veprim në sistem lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin, përhapjen e të dhënave etj. duhet të lërë gjurmë, me qëllim garantimin e sigurisë dhe të konfidencialitetit të të dhënave.”, pwrcakton vendimi i qeverisw.

Përpunimi dhe mbrojtja e të dhënave personale

Përpunimi dhe mbrojtja e të dhënave personale kryhen në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Infrastruktura software dhe hardware për sistemin SFP mundësohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Të gjitha ndryshimet në infrastrukturë dhe arkitekturë SW dhe HW, të cilat mund të ndodhin në varësi të nevojave të institucionit dhe praktikave evropiane e ndërkombëtare në fushën e formimit profesional, do të bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Do tw jetw Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, institucionet ofruese të formimit profesional publik, si dhe drejtoritë rajonale të AKPA-së tw ngarkuara për zbatimin e këtij vendimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›