Tiranë- Aksident tragjik tek “Shkalla e Tujanit”, humb jetën drejtuesi i mjetit, një tjetër plagoset

Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një të riu dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur të enjten pasdite në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.
Policia e Tiranës bëri të ditur se rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
“Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.
/rtsh.al/