E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton ndryshime në rregulloren për Komitetin Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në vendimin që përcakton krijimin dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin (KKZhRK).

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, KKZhRK-ja drejtohet nga zëvendëskryeministri, në cilësinë e kryetarit, ndërsa përbërja e tij do të jetë e njëjtë me atë të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Gjithashtu, në varësi të rendit të ditës, me propozim të kryetarit, mund të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e KKZhRK-së përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, përfaqësues nga bordet e monitorimit të zhvillimit rajonal (BMZhR), donatorë të institucioneve të Bashkimit Evropian ose aktorë të tjerë të zhvillimit rajonal.

Ndryshimet përfshijnë edhe shfuqizimin e disa pikave të mëparshme të vendimit, ndërsa institucionet përkatëse ngarkohen për zbatimin e tij.

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›