E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qeveria miraton projektligjin për hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), duke i hapur rrugë hapjes së përfaqësisë së kësaj banke në Shqipëri.

Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe do të shqyrtohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Hapja e përfaqësisë së BEI-së pritet të forcojë bashkëpunimin financiar dhe të lehtësojë qasjen e Shqipërisë në financimet e kësaj banke për projekte zhvillimore në sektorë strategjikë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›