Qeveria miraton rritjen e pagave dhe pensioneve
TIRANE- Dy muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve, qeveria rrit pagat dhe pensionet kryeministri Berisha ka preferuar të bëjë krahasime me vitin 2005 për të treguar masën e rritjes së pagave dhe pensioneve që do të hynë në fuqi nga 1 maji. Nga kjo rritje do të përfitojnë një qind e katërmijë punonjësit e administratës shtetërore si dhe pensionistët në qytet dhe në fshat. Jashtë skemës do të mbeten pagat e zyrtarëve të lartë.
“Rreth një qind e katër mijë punonjës buxhetore, rroga u kalon nga 273 mijë lekë që ishte në pranverë të vitit 2005 kalon në 459 mijë lekë në muaj ose 68% më e lartë seç ishte. Të ardhurat pensionale minimale në qytet rriten nga 8350 lekë në 12460 lekë pra rriten me rreth 49%. Të ardhurat pensionale minimale në fshat rriten në masën 100 për qind ”- u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së qeverisë.
Kryeministri Berisha ka deklaruar se do të dyfishohet edhe fondi i ndihmës sociale ekonomike. Kreu i qevrtisë ka bërë të ditur se po hartohet një skemë e re për ndihmën ekonomike e cila do të mbulojë të gjitha familjet e varfra.
“Në këtë skemë qeveria është e gatshme të vendos të gjithë sasinë e nevojshme të fondeve me kusht që ajo t’ju adresohet njerëzve më në nevojë. Një skemë e re po hartohet e cila do të mbulojë plotësisht familjet me një prind dhe familjet me shumë fëmijë”- tha kryeministri Berisha.
Kryeministri ka shpallur zhdukjen e varfërisë ekstreme si objektivin kryesorë të mandatit të tij të ardhshëm qeveritarë në rast se do të fitojë zgjedhjet e 28 qershorit. (a.r/news24/balkanweb)