E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria ndalon çdo artikull pa kod doganor, edhe nëse përfshihet në listën e gjelbër

Kryeministri Berisha kërkoi sot, në mbledhjen e qeverisë, ndalimin e importit të çdo lloj artikulli që nuk ka kod doganor, edhe në rast se ai përfshihet në listën e gjelbër të lëndëve të  para që lejohen të importohen për përpunim.

Pas diskutimit të vendimit “Për autorizimin e “AMA RECLYCLING” për importin e mbetjeve metalike të aluminit dhe bakrit, për qëllime riciklime”, Kryeministri theksoi se janë vërën re se një seri artikujsh kanë qenë pa kod doganor. Për këtë, Kryeministri i kërkoi Ministrit të Financave dhe Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave që të arrihet në një memorandum për të gjitha veprimet që duhet të kryejë dogana, për hyrjen e këtyre mbetjeve. Qeveria, theksoi Kryeministri, do ndalojë çdo lloj importi të atyre artikujve, pavarësisht përfshirjes në listën e gjelbër, që nuk kanë kod doganor.


18/04/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›