Vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave
V E N D I M
PЁR
PЁR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NЁ VENDIMIN NR.27, DATЁ 19.1.2007, TЁ KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE, “PЁR MIRATIMIN E RREGULLAVE TЁ VLERËSIMIT DHE TЁ DHЁNIES SЁ KONCESIONEVE”, TË NDRYSHUAR
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr.9663 datë, 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në tekstin “Rregullat e vlerësimit dhe dhënies së koncesioneve”, që i bashkëlidhet vendimit nr.27, datё 19.1.2007, tё Kёshillit tё Ministrave, tё ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Në pikën 1, “Për propozimet e kërkuara”, të kreut III, “Organizimi i procedurave konkurruese të përzgjedhjes”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Në shkronjën “a”, paragrafi i fundit, pas shprehjes “...ftesë për ofertë...” shtohet fjalia “...Në rast se publikimi i dokumenteve dhe depozitimi i ofertave bëhet me mjete elektronike, botimi i ftesës për ofertë do të bëhet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe shpallja e dokumenteve të procedurës në platformën elektronike të prokurimeve, në adresën zyrtare elektronike të APP-së.”.
Në shkronjën “d”, paragrafi i parë, pas shprehjes “...të institucionit përgjegjës (qendror apo vendor) për dhënien e koncesionit, në web-site-n e APP-së...” shtohet fjalia “...Në rast se publikimi i dokumenteve dhe depozitimi i ofertave bëhet me mjete elektronike, botimi i tyre do të bëhet në platformën elektronike të prokurimeve, në adresën zyrtare elektronike të APP-së...”.
2. Paragrafi i parë i pikës 1, të kreut IV, “Dokumentet standarde të procedurës konkurruese”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Autoriteti kontraktues përgatit formatin e dokumeneve standarde të procedurës konkurruese, që do të përdoret gjatë procedurave të konkurrimit. Në rast se publikimi i dokumenteve dhe depozitimi i ofertave bëhet me mjete elektronike këto dokumente duhet të publikohen në platformën elektronike të prokurimeve, në adresën zyrtare elektronike të APP-së, sipas udhëzimeve të APP-së dhe nënkuptojnë...”.
3. Në pikën 2, të kreut VI, “Hartimi i dokumenteve të procedurës konkurruese”, bëhen këto shtesa:
Në fund të paragrafit të parë shtohet fjalia: “Në njoftim shënohet edhe se dokumentet e procedurës konkurruese mund të sigurohen në rrugë elektronike nga adresa zyrtare elektronike e APP-së,”.
Në fund të paragrafit të dytë shtohet fjalia: “Në rast se publikimi i dokumenteve dhe depozitimi i ofertave bëhet me mjete elektronike edhe shtojca e modifikimeve vihet në dispozicion në rrugë elektronike.”.
4. Në pikën 2, “Dorëzimi i ofertave”, të kreut VII, “Paraqitja dhe dorëzimi i ofertave”, në fund të paragrafit të katërt shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në rast se publikimi i dokumenteve dhe depozitimi i ofertave do të bëhet me mjete elektronike, dorëzimi i ofertave të operatorëve do të bëhet sipas udhëzimeve të APP-së.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.231, DATË 11.5.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 17 e vendimit nr.231, datë 11.5.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“17. Pikët maksimale të mundshme janë:
70 pikë për rezultatin e testimit me shkrim;
10 pikë për përvojën në punë të kandidatit dhe kualifikimet afatshkurtra;
12 pikë për diplomën e programeve “Studime specializuese afatgjata”, specializimet apo kualifikimet postmaster apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe njohjes, rast pas rasti, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
ç) 8 pikë për aftësitë e veçanta personale.
Kandidatët me gradën shkencore “Doktor” vlerësohen me pikët maksimale të testimit me gojë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS LUKOVË, TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Lukovë, të qarkut të Vlorës, sipas lidhjes 1 e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Lukovë, të qarkut të Vlorës, miratuar me vendimin nr.761, datë 28.5.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Lukovë, të qarkut të Vlorës ”.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Lukovë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË FEDERATËS RUSE, PËR BASHKËPUNIMIN DHE ASISTENCËN E NDËRSJELLË PËR ÇËSHTJET DOGANORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Federatës Ruse, për bashkëpunimin dhe asistencën e ndërsjellë për çështjet doganore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS PISHAJ, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Pishaj, të qarkut të Elbasanit, që transferohen në pronësi ose në përdorim të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista e inventarit me 186 (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi përfundon me numrin rendor 1273 (një mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tre).
2.Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Pishaj për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS HYRËSE TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE BILAJ, NË KOMUNËN E BUBQIT, TË QARKU TË DURRËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5/1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës hyrëse të shkollës 9 -vjeçare Bilaj, në komunën e Bubqit, të qarkut të Durrësit.
Pasuritë, në sipërfaqen prej 534 (pesëqind e tridhjetë e katër) m² tokë arë, pronë private, që shpronësohet, si dhe pronarët që shpronësohen, janë sipas tabelës bashkëlidhur këtij projektvendimi dhe pjesë përbërëse e tij.
Masa e shpërblimit të pronarëve, pasuritë pronë private të të cilëve shpronësohen, është 124 422 (njëqind e njëzet e katër mijë e katër qind e njëzet e dy) lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e komunës së Bubqit, planifikuar në buxhetin e saj.
Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga komuna e Bubqit.
Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga komuna e Bubqit, për realizimin e këtij projekti.
Shpronësimi bëhet në favor të komunës së Bubqit. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 534 (pesëqind e tridhjetë e katër) m² tokë arë, shpronësuar në favor të komunës së Bubqit, të bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Ngarkohen komuna e Bubqit dhe Ministria e Brendshme për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E LEJES SË HYRJES DHE TË QËNDRIMIT TË PËRKOHSHËM NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË NJË FORCE USHTARAKE AMERIKANE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lejimin e hyrjes dhe të qëndrimit të përkohshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë të një force ushtarake amerikane, të përbërë nga 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) trupa, ekuipazh i anijes ushtarake zbarkuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “USS GUNSTON HALL” (LSD-44).
Hyrja, qëndrimi dhe dalja e forcës ushtarake amerikane bëhet në portin e Durrësit.
Leja e hyrjes dhe qëndrimit të përkohshëm të forcës ushtarake amerikane jepet për periudhën 24 prill 2012 deri në 27 prill 2012.
Qëllimi i qëndrimit të përkohshëm të kësaj force ushtarake amerikane është për vizitë portuale.
Trupat amerikane gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë do të kenë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.10101, datë 26.3.2009, si dhe statusin e parashikuar në marrëveshjen plotësuese, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të marrëveshjes mes shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në partneritetin për paqe lidhur me statusin e forcave të tyre, “Mbi statusin e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, nënshkruar në Tiranë më 31.3.2004, dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.9246, datë 24.6.2004.
Gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë trupat amerikane të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe ministri i Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
AUTORIZIMIN E “AMA RECYCLING”, SH.P.K.-SË, PËR IMPORTIN E MBETJEVE METALIKE TË ALUMINIT DHE TË BAKRIT, PËR QËLLIME RICIKLIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 22, pika 3, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të nenit 49, pika 2, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autorizimin e “AMA RECYCLING”, sh.p.k.-së, për importin e mbetjeve metalike të aluminit dhe të bakrit, për qëllime riciklimi, me kodin GA 760200, 740400 dhe B1-B1010, të Konventës së Bazelit, anekset 1 e 2, “Mbetjet e listës se gjelbër”, referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.825, datë 13.10.2010, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, si më poshtë vijon:
-GA 760200, mbetje dhe kthime të aluminit;
-GA 740400, mbetje dhe kthime të bakrit.
2. Sasia e mbetjeve metalike të aluminit dhe të bakrit, që importohet sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 7 000 (shtatë mijë) tonë.
3. Mbetjet importohen nga Italia, Mali i Zi dhe Kosova. Transporti bëhet në rrugë tokësore, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe të procedurave për importimin e mbetjeve, për përpunimin dhe riciklimin”. Ambalazhimi i tyre do të bëhet në paleta, i presuar ose në thasë plastikë, konform aneksit III, të vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”. Për çdo transfertë ndërkufitare të mbetjeve, “AMA RECYCLING”, sh.p.k.-ja, dorëzon, të plotësuar, në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, dokumentin e lëvizjes/transfertës ndërkufitare të mbetjeve, sipas formatit të dhënë në aneksin IV, të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.825/2010, dhe monitorimi i tyre do të kryhet nga strukturat përkatëse të doganave. Çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me raport-analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit.
4. Periudha e lejimit të importit të mbetjeve metalike të aluminit dhe të bakrit nga “AMA RECYCLING”, sh.p.k.-ja, do jetë për një periudhë kohore njëvjeçare, që do të fillojë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në zbatim të kërkesave të mësipërme ligjore, merr masat e nevojshme për kontrollin e procesit të riciklimit të mbetjeve metalike të aluminit dhe të bakrit, nga “AMA RECYCLING”, sh.p.k.-ja, pas miratimit të këtij vendimi, për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut.
6. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave komunikon, me shkrim, me shtetet eksportuese dhe ato që dalin transit të kësaj sasie të mbetjeve metalike të aluminit dhe të bakrit, në përmbushje të kërkesave të konventës së Bazelit, “Për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”, në të cilën Republika e Shqipërisë është palë.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, NR.256, DATË 12.3.2009, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE NË TERRITORIN ADMINISTRATIV TË KOMUNËS PAJOVË, TË QARKUT ELBASAN”, DHE NR.988, DATË 2.7.2008, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PYJEVE DHE KULLOTAVE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË KOMUNËS PAJOVË, TË QARKUT ELBASAN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 23, të ligjit nr.9385, &nb