E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria në detyrë e Kosovës ndan mbi 2.2 milionë euro për RTK-në

PRISHTINË, 11 korrik/ATSH/ Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime me karakter financiar.

Sipas njoftimit të Qeverisë, është miratuar kërkesa për alokimin e ndarjeve buxhetore në vlerë prej 2,240,000 euro për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Po ashtu, Qeveria ka miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për kthimin e fondeve në shumën prej 48,216.57 euro, të cilat ishin transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH “Magjistrala”.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›