Qeveria paguan 100 milion lekë gjobë për pronat
Qeveria shqiptare është detyruar të paguajë shumën më të madhe në historinë e saj për dëmshpërblimin e ish-pronarëve.
Ekzekutivi ka ndërrmarrë një vendim të tillë pas ndëshkimit që i ka bërë Gjykata e Strasburgut, e cila me vendimin e saj ka pranuar kërkesën e trashëgimtarëve Puto.
Shuma që shteti detyrohet të derdhë për familjen Puto dhe trashëgimtarët e saj është 1 miliardë lekë të vjetra..
Kjo shumë e lartë e papërballueshme për arkën e qeverisë , ka bërë që derdhja e parave të bëhet në mënyrë proporcionale mbi bazën e detyrimeve që shteti ka karshi trashëgimtarëve.
Ministria e Financave të marrë masat e nevojshme për gjetjen e mundësive financiare për ekzekutimin e pjesës së mbetur të detyrimit , brenda afateve sa më të shpejta. Ministria e Financave njofton ministrinë e Drejtësisë për nisjen e procedurave për ekzekutimin e detyrimit në varësi të mundësive financiare për përballimin e saj,thuhet në vendimin e citiar nga gazeta Shqip.
Meqë, shteti e ka arkën bosh, ka marrë fondet e KQZ-së për përdorimin e teknologjisë për ti përdorur për pagesën sipas vendimit të Strasburgut.
Në Gjykatën e Strasburgut mësohet se jan렠 400 ankesa të pronarëve për zgjidhje . vendimet e Gjykatës së Strasburgut janë janë detyruese për shtetin shqiptar dhe nëse nuk zbatohen ka penalizime për qeverinë./A.XH