E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vihet në dyshim zbatimi i vendimit për shenjimin e naftës

nafteProcesi i shenjimit të karburanteve nuk ka nisur ende, pavarësisht përcaktimit në ligj, që të niste në muajin gusht. Karburanti që blihet nga qytetarët drejtues të automjeteve këto ditë, vazhdon të jetë i pamarkuar, raporton Agon Channel.

Ky mbetet një vendim i kontentsuar fuqishëm nga qeveria që pritet të marrë detyrën në shtator si monopol, pasi një koncensionari të vetëm i jepet për dhjetë vjet shenjimi i karburantit. Ekspertët llogaritin se shqiptarët do të paguanin 200 milion euro më shumë.

 Shenjimi i karburanteve

Shenjimi i karburanteve duhet të niste që në datën 1 gusht, por në pikat e pakicës së karburantit kjo praktikë akoma nuk është bërë realitet. Karbuanti që hidhet këto dite ne  makina është ende i pamarkuar dhe si i tillë çmimi per këtë produkt nuk ka ndryshuar.  Sipasi informacioneve  nga Ministria e Ekonomisë, markimi i karburantit do të bëht konkret nga muaji shtator, si për naftën bruto, ashtu edhe per benzinën. Por, vetë tregtrarët nuk po shfaqin asnje interes për tu përfshirë në këtë praktikë. Çmimi dhe cilësia e karburanteve janë shqetësimi i kryesor i qytetarëve shqiptarë.

Shenjimi i naftës është një proces që parashikon injektimin e një lengu  në naftë, ose benzinë, në momentin e  zhdoganimit, me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij, pasi evdienton menjëherë nëse karbuanrti është perzier.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›