Qeveria percakton kuotat e pranimit te studenteve per ciklin me kohe te pjesshme
Eljona Ballhysa
Qeveria ka miratuar gjate mbledhjes se djeshme kuotat e pranimit te studenteve ne studimet me kohe te pjesshme. Keshilli i Ministrave ka percaktuar tarifat qe do te paguajne keta studente dhe kategorite e studenteve qe perjashtohen nga pagesa e tarifave. Numri i pergjithshem i studenteve qe do te pranohen ne universitetet publike me kohe te pjesshme per vitin akademik 2010-2011 do te jete 8610. Nderkaq kuota e pranimeve te reja ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme do te jete 8130. Kuota e pranimeve te reja ne programet e studimit te ciklit te pare te edukimit ne distance do te jete 40. Ndersa kuota per transferim studimesh do te jete 200. Qeveria ka parashikuar 100 kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit dhe shtetas te tjere te huaj 20 kuota per te verbrit 20 kuota per romet dhe egjiptianet dhe 100 kuota per kategorine e studenteve qe i perkasin shtreses se te perndjekurve politike.
Tarifat
Qeveria ne kete vendim ka parashikuar edhe tarifat qe do te paguajne studentet ne baze te krediteve qe kane marre. Nderkaq ne baze te vendimit perjashtohen nga tarifa e shkollimit aplikantet qe u perkasin ketyre kategorive sociale si te verbrit te shurdhrit invalidet paraplegjike dhe tetraplegjike femije qe gezojne statusin ligjor te jetimit femije te familjeve te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit te Forcave te Armatosura te Sherbimit Informativ Shteteror dhe te Policise se Burgjeve qe kane humbur jeten ne krye apo per shkak te detyres femije te ish-te perndjekurve politike femije rome dhe ballkano - egjiptiane. Kete te drejte e kane edhe studentet e viteve me te larta qe u perkasin po ketyre shtresave shoqerore. Studentet e paguajne tarifen e shkollimit te ndare ne keste vjetore ne perputhje me kreditet e lendeve qe do te frekuentojne ne cdo vit akademik. Studenti i nenshtrohet tarifes se shkollimit per nje lende sa here e frekuenton ate. Studentet e shkelqyer nuk e paguajne tarifen e shkollimit ne vitin pasardhes. Shqiptaret nga trojet jashte kufijve te vendit dhe shtetasit e tjere te huaj qe do te vazhdojne studimet ne nje program studimi me kohe te pjesshme ne institucionet publike te arsimit te larte i nenshtrohen se njejtes tarife shkollimi si shtetasit shqiptare me perjashtim te rasteve kur me marreveshje zyrtare shteterore jane percaktuar menyra te tjera per tarifat.
Ndarja
Kuota e cdo programi studimi ndahet ne raportin 41 perkatesisht 80 e kuotes jepet per pranimet e reja per programe studimi te ciklit te pare me kohe te pjesshme dhe 20 per pranimet e reja per programe te dyta studimi. Kuota per transferim studimesh shperndahet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences sipas kerkesave te institucioneve publike te arsimit te larte. Kuota per shqiptaret nga trojet jashte kufijve te vendit qe do te studiojne ne institucionet publike te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise ndahen ndermjet aplikanteve shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit Republika e Kosoves Maqedonia Mali i Zi Presheva Bujanovci dhe Medvegja. Keto kuota administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne baze te legjislacionit ne fuqi dhe te marreveshjeve dypaleshe ose shumepaleshe. Kuota e pranimeve per te verbrit ndahet per aplikantet me statusin e te verbrit nga Ministria e Arsimit ne baze te listes se hartuar nga Shoqata Kombetare e te Verberve. Kuota e pranimeve per romet dhe ballkano-egjiptianet ndahet nga Ministria e Arsimit ne baze te listes se hartuar nga shoqatat respektive perkatesisht Shoqata Kombetare e Romeve dhe Shoqata Kombetare e Ballkano-Egjiptianeve. Kuota e pranimeve per te perndjekurit politike ndahet nga Ministria e Arsimit ne baze te listes se hartuar nga Instituti i Integrimit te te Perndjekurve Politike. Cdo shtetas shqiptar i cili ka perfunduar shkollen e mesme dhe zoteron deftese pjekurie apo cdo diplome tjeter studimi te fituar brenda ose jashte vendit te barasvlershme me te ka te drejte te aplikoje per ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme ne institucionet publike te arsimit te larte.
TAB
Kuotat e part-time
Kuotat e pergjithshme te pranimeve jane 8610
Kuota e pranimeve te reja ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme 8130
Kuota e pranimeve te reja ne programet e studimit te ciklit te pare te edukimit ne distance 40
Kuota per transferim studimesh 200
Kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit dhe shtetas te tjere te huaj 100
Kuota per te verbrit 20
Kuota per romet/ ballkano-egjiptiane 20
Kuota per te perndjekurit politike 100
Kuotat per studimet e specializuara ne Fakultetin e Mjekesise
Ne nje vendim te vecante qeveria miratoi gjate mbledhjes se djeshme kuotat per studimet e specializuara afatgjate per fakultetin e mjekesise. Kuota per transferimin e studimeve ne vitet e ndermjetme per kandidatet nga brenda dhe jashte vendit eshte 5.
Modalitetet e transferimit te studimeve realizohen nga institucioni i arsimit te larte sipas kritereve te percaktuara ne statutin dhe rregulloret e tij. Efektet financiare per zbatimin e ketij vendimi perballohen nga buxheti i Universitetit te Tiranes pa efekte buxhetore shtese. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe Universiteti i Tiranes per zbatimin e ketij vendimi - shkruhet ne vendimin e qeverise.
Ministria e Arsimit ben shperndarjen perfundimtare te studenteve per vitin e ri akademik
Gjate mbledhjes se djeshme Keshilli i Ministrave ka miratuar nje vendim qe parashikon shperndarjen perfundimtare te studenteve per vitin e ri akademik 2010-2011. Kjo shperndarje behet per studentet e ciklit te pare te studimeve me kohe te plote. Vendimi i djeshem i qeverise parashikon qe pranimi i studenteve ne shkollat e larta publike behet ne dy raunde dhe mbeshtetet ne rezultatet e shkolles se mesme te matures shteterore si dhe perzgjedhjes se programeve te studimit apo preferencave te bera nga vete kandidatet. Kuotat qe mbeten te parealizuara rishperndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne baze te propozimeve te institucioneve publike te arsimit te larte. Sipas vendimit te qeverise shperndarja e kuotave realizohet nepermjet plotesimit te formularit te ri te aplikimit A3 sipas preferencave te kandidateve. Kane te drejte te plotesojne formularin A3 te gjithe kandidatet te cilet kane aplikuar me formularin A2 dhe nuk figurojne te regjistruar ne asnje program studimi edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve. Kuotat e parealizuara pas perfundimit te fazes perfundimtare te regjistrimeve ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te plote per vitin akademik 2010-2011 do te shperndahen nga Ministria e Arsimit - shkruhet ne vendimin e qeverise.
14 Tetor 2010