Studimet part-time miratohen 8130 kuota
Vendimi / 6504 kuota u miratuan per programet e ciklit te pare dhe 2106 per programe te dyta studimi
Nuk paguajne tarife shkollimi studentet qe i perkasin shtresave sociale ne veshtiresi dhe nxenesit e shkelqyer
Per vitin akademik 2010-2011 do te ndjekin studimet me kohe te pjesshme 8130 studente. Vendimi per kete numer kuotash eshte marre gjate mbledhjes se djeshme te qeverise ku Keshilli i Ministrave vendosi qe per kete vit akademik ne institucionet publike te arsimit te larte kuotat e pranimeve per programet e studimeve me kohe te pjesshme te jene 8130 ndersa kuotat e pranimeve ne programet e studimit te ciklit te pare te edukimit ne distance te jene 40. Per ata qe deshirojne te transferojne studimet kuotat transferim jane 200.
Ndersa per te gjithe shqiptaret e trojeve dhe shtetasit e tjere te huaj qe deshirojne te ndjekin studimet part-time ne Shqiperi Keshilli i Ministrave ka miratuar 100 kuota. Po 100 jane dhe kuotat e miratuara per kategorine e studenteve familjaret e te cileve kane statusin e te perndjekurit politik.
Ndersa per studentet e verber dhe per studentet qe i perkasin komunitetit rom jane miratuar nga 20 kuota. Sipas vendimit te qeverise te 8130 kuotat e miratuara per studimet me kohe te pjesshme do te ndahen sipas nje raporti 80 me 20. Sipas kesaj ndarje 80 e kuotave i perkasin pranimeve te reja per programet e studimi te ciklit te pare me kohe te pjesshme dhe 20 pranimeve te reja per programet e dyta te studimit.
ka do te thote se per kete vit do te nisin studimet me kohe te pjesshme per here te pare 6504 studente ndersa do te kene mundesine te ndjekin nje shkolle te dyte me korrespondence 2106 studente.
Kuotat e pranimeve per ata aplikantet qe kane statusin e te verbrit do te shperndahen nga MASH-i sipas listes se hartuar nga Shoqata Kombetare e te Verberve. E njejta procedure do te ndiqet edhe me shperndarjen e kuotave te pranimeve per romet dhe ballkano-egjiptianet ndahen nga MASH-i te cilat do te shperndahen sipas listes se hartuar nga shoqata Shoqata Kombetare te Romeve dhe Shoqata Kombetare te Ballkano-egjiptianeve.
Do te jete ministria e Arsimit ajo qe do te administroje kuotat per transferimi i studimeve procedure kjo qe do te realizohet duke u bazuar edhe ne kerkesat e institucioneve publike te arsimit te larte. Nen administrimin e MASH do te jene edhe pranimet per shqiptaret nga trojet dhe shtetasit e huaj qe do te studiojne ne institucionet publike te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise.
Pagesa
Ata aplikante qe do te ndjekin nje program studimi me kohe te pjesshme ose ne distance dhe qe u perkasin shtresave sociale si te verbrit te shurdhrit invalidet paraplegjike dhe tetraplegjike femije qe gezojne statusin ligjor te jetimit femije te familjeve te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit te Forcave te Armatosura te Sherbimit Informativ Shteteror dhe te Policise se Burgjeve qe kane humbur jeten ne krye apo per shkak te detyres femije te ish te perndjekurve politike femije rome dhe ballkano - egjiptiane nuk do te paguajne asnje tarife shkollimi. Kete te drejte do ta kene edhe studentet e viteve me te larta qe u perkasin ketyre shtresave sociale.
Po keshtu edhe studentet te cilet gjate vitit te pare te studimeve kane arritur rezultate te shkelqyera nuk paguajne tarife shkollimi ne vitin pasardhes.
Studentet qe i perkasin kategorive te tjera paguajne tarifen e shkollimit te ndare ne keste vjetore ne perputhje me kreditet e lendeve qe do te frekuentojne ne cdo vit akademik. Studenti i nenshtrohet tarifes se shkollimit per nje lende sa here e frekuenton ate.
Kuotat do te rishperndahen nga Ministria e Arsimit sipas kerkesave te fakulteteve perkatese
MASH gati formulari A3
Te gjithe ata maturante te cilet nuk kane mundur te fitojne nje te drejte studimi gjate raundit te pare te pranimeve ne universitete do te kene nje mundesi te dyte. Keshilli i Ministrave ka vendosur te miratoje dje propozimin e Ministrise se Arsimit dhe Shkences per rishperndarjen e kuotave te mbetura bosh pas perfundimit te regjistrimit perfundimtar ne universitete.
Sipas vendimit te marre dje kuotat qe kane mbetur te parealizuara do te rishperndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne baze te propozimeve te institucioneve publike te arsimit te larte. Kjo shperndarje do te realizohet nepermjet plotesimit te formularit te ri te aplikimit A3 sipas preferencave te kandidateve.
Edhe raundi i dyte i pranimeve te studenteve ne shkollat e larta publike do te mbeshtetet ne rezultatet e shkolles se mesme te matures shteterore merita si dhe perzgjedhjes se programeve te studimit preferenca te bere nga vete kandidatet.
Te drejten per te plotesuar formularin A3 e kane te gjithe kandidatet te cilet kane aplikuar me formularin A2 dhe nuk figurojne te regjistruar ne asnje program studimi edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve.
Pak dite para nisjes se procesit te Matures Shteterore Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj deklaroi se procesi i pranimeve ne institucionet e arsimit te larte per vitin akademik 2010-2011 do te perfundonte me formularin A2. Por pas perfundimit te procesit te regjistrimit ne universitete APRIAL raportoi serish kuota bosh te cilat do te riorganizohen edhe nje here ne formularin A3.