E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, projektligj për fshatrat turistikë

"Borgjezia e re duhet në mënyrë përfundimtare të blejë me çmim tregu tokën ku janë ndërtuar vilat e tyre në fshatrat turistik", tha Kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku informoi se "këto fonde do të kalojnë për pronarët".

Sipas Berishës, statusi i fshatrave turistik është një problem i ndërlikuar gjatë rrugës, ndaj nënvizoi ai, "tani ne do t'i japim përgjigje përfundimtare, në interes të dyanshëm: të atyre që i posedojnë, por edhe të pronarëve, sepse të gjitha fondet do të kalojnë për pronarët".

Kryeministri vuri në dukje se "statusi i këtyre fshatrave nuk lejon që të përdoren praktikat e legalizimit".

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›