Qeveria që ia merr të varfërve dhe ia jep më të varfërve
Politika e taksave e qeverise së sotme duket se është krejtësisht e kundërta e asaj që ka premtuar. Duket se Kryeministri dëshiron të paguaje pensione me të larta, duke marre me shume taksa nga të punësuarit e sotëm. Ai ka vendosur Taksen e Sheshte që i ka përgjysmuar taksat mbi korporatat e huaja që shfrytëzojnë tregjet dhe burimet natyrore të shqiptareve, dhe tani synon të mbuloje deficitet, duke vjele me shume taksa nga njerëzit e punës.