E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria "Rama", Berisha i rrëfendyshimet znj.Goldstein të BB

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANË –Kryeministri Berisha i ka shprehur sot shqetësimin e tij për të ardhmen e biznesit dhe të administratës së vendit, drejtores së Bankës Botërore në Shqipëri, znj.Ellein Goldstein, e cila paradite ishte lektore në konferencën e PS “Shqipëria e gjeneratës tjetër”.

Gjatë një takimi në kryeministri, Berisha tha se “socialistët kanë përcjellë mesazhe konfuze në lidhje me biznesin. Deklarata e tyre për të ashtuquajturën vendosje të kriterit të meritës në rekrutim është thjesht një maskim i përpjekjes për të çmontuar administratën shtetërore ekzistuese.

Ata po përpiqen me të gjitha format për të larguar nga puna me mijëra e mijëra punonjës e për t’i zëvendësuar ata me militantët që duan të shpërblejnë. Qeveria  e re po përpiqet të zhbëjë të gjitha praktikat dhe arritjet e deritanishme. Kështu, deklaratat e tyre për masterplane të reja në bregdet e gjetkë kanë synim mbrojtjen e bizneseve të tyre.”

Znj.Goldstein ishte sot në selinë e qeverisë  për t’i përcjellë vlerësimet më të larta dhe falenderimet më të përzemërta të drejtuesve të BB dhe të gjithë ekipeve që kanë punuar me qeveritë Berisha për 8 vitet e qeverisjes së fundit e më parë.

Ajo i tha kryeministrit në ikje: “Ju keni luftuar dhe keni bërë që Shqipëria nën drejtimin tuaj të cilësohet si kryereformatore e ekonomisë. Falë lidershipit tuaj, nuk është aspak tepër të thuhet që  Shqipëria ia  doli mbanë të lundrojë mbi krizën globale, të mbajë një ekonomi të qëndrueshme e me rritje.”

Në përfundim, përfaqësuesja e BB i tha Kryeministrit që institucioni i saj do të vazhdojë mbështetjen e qeverisë së re.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›