E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria riaktivizon Bordin Transparencës / cmimi i naftës rreth 230 lekë për litër

Qeveria ka riaktivizuar Bordin e Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve, në një kohë kur çmimi i naftës prej më shumë se dy javësh qëndron në nivelin mbi 222 lekë për litër.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë, ka njoftuar për mediat nisjen e monitorimit të çmimit të karburanteve.

Ajo u shpreh se rritja dhe qëndrueshmëria e çmimit të naftës në treg ka rikthyer në vëmendje funksionimin e Bordit të Transparencës, i cili do të ndjekë lëvizjet e çmimeve dhe faktorët që ndikojnë në to.

Aktualisht, çmimi i naftës vijon të jetë 229 lekë për litër, nivel në të cilin është qëndruar prej më shumë se dy javësh

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›