E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preziosi: Boateng do luajë për Milanin


Genoa është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Portsmouthit, Kevin-Prince Boateng, por menjëherë ganezi do të huazohet te Milani, një gjë që e konfirmon edhe presidenti i Genoas, Enrico Preziosi.

"Genoa e ka ndjekur Boatengun edhe para Botërorit në Afrikën e Jugut. Ishte një biznes i mirë për të, por nuk mund të bazohemi vetëm në Botëror. Milani ka një situatë të pazakontë, pasi ka shumë lojtarë në vitin e fundit të kontratës dhe po i mban sytë nga bilanci financiar".

"Në vend të kësaj, ne kemi pasur rastin për të transferuar Boatengun. Tani për tani ai do t'u bashkohet kuqezinje si huazim. A do të kthehet te Genoa? Ai mund të kthehet, por shpresoj se ai nuk do të kthehet. Nëse Milani e blen atë, atëherë do të thoshte se ai është lojar i madh dhe të gjithë do të përfitonim në këtë rast", tha Preziosi.

Një zyrtarizim i kalimit të Boateng te Genoa dhe më pas i huazimit te Milani pritet të bëhet në ditët në vijim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›