E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare kerkon hetim ndaj Karla Del Pontes

Qeveria e Shqipërisë do t’u kërkojë institucioneve ndërkombëtare të hetojnë Prokuroren e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë Karla del Ponte. Në një deklaratë për mediat, thuhet se kërkesa për hetim të pavarur vjen pas  pretendimeve të ngritura për  rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës  Ramush Haradinaj. Qeveria e Shqipërisë, i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të nisin menjëhëre një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë çështje. 
Në këtë deklaratë, qeveria shqiptare thekson se opinioni publik shqiptar është tronditur thellë nga deklaratat e fundit të prokuroreve të famshëm të Tribunalit të Hagës, që kanë ngritur akuzat ndaj Slloboban Millosheviçit, si dhe ndaj autorëve të Masakres së Sebrenicës, në të cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkëpunëtorëve të tij nga Prokurorja Karla del Ponte është hartuar pa bazë të mjaftueshme provash. Akuza të cilat nuk morën parasysh dhe anashkaluan rekomandimin e prokurorëve të çështjes kundër ngritjes së aktakuzës për mungesë provash, madje duke kërkuar edhe fshirjen e këtij rekomandimi nga regjistrat kompjuterikë të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe shkarkimin e tyre nga çështja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›