E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java vjen me mot te paqendrueshem

Javën që vjen moti do të jetë i paqëndrueshëm. Sipas të dhënave nga “Metoalb”, pritet që nga e hëna të ketë rreshje shiu dhe bore, veçanërisht në zonat malore. Parashikohet, që për shkak të motit të keq, situata do të jetë më problematike në zonat e larta malore. Bëhet e ditur se gjatë ditës së martë , rreshjet do të ndërpriten, por do të rikthehen sërish ditën e mërkurë dhe do të vazhdojnë deri në fundjavë. Për shkak të rreshjeve që do të bien pothuajse pandërprerje gjatë gjithë javës që vjen pritet që temperaturat të pësojnë një ulje nga 4 deri në 5 gradë, duk filluar nga e marta.
Sinoptikanët parashikojnë që dhjetë ditëshi i parë i muajit të mbyllet me mot të lagësht e temperatura tipike të ulta në kushte të tilla atmosferike.  Shenjat e një moti më vranësira nisën që këtë fundjave, kur rreshjet e shiut kanë rënë pa ndërprerje gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›