E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qeveria shqiptare nuk e dëgjon popullin prej muajsh”/ Ish- ambasadori Roland Bimo mesazh SHBA-së dhe BE-së: Na thoni çfarë duhet të bëjmë! Shqiptarët duhet ta gjejnë vetë zgjidhjen

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka kërkuar përfaqësive të diplomacive të huaja të vendeve të BE-së dhe SHBA-së të këshillojnë qeverinë shqiptarë të dëgjojë qytetarët e saj.

roland bimo kryeministria

Referuar protestës së të rinjve ditët e fundit që ka përshkallëzuar në të gjithë vendin, Bimo shprehet se është mirë që këto përfaqësi bëjnë thirrje për distancim nga dhuna. Por sipas tij duhet edhe të japin këshilla qeverisë Rama, pasi qytetarët kanë muaj tashmë që shprehin fuqishëm kërkesat e tyre.

WhatsApp Image 2026-10-17 at 15.30.17

Postimi i ish-ambasadorit Roland Bimo:

Për ata në SHBA dhe BE që po u kërkojnë shqiptarëve të distancohen nga dhuna: Keni të drejtë!

Faleminderit!

Por, ju lutem, këshilloni se çfarë duhet të bëjmë kur qeveria shqiptare nuk i dëgjon qytetarët e saj prej disa muajsh tashmë. Ne, shqiptarët, duhet ta gjejmë vetë zgjidhjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›