E Diel, 1 Nëntor 2026

“Orët dhe ditët e Ramës janë të numëruara”- Ish-zv.ministri: Të rinjtë në protestë kanë mbështetjen e të gjithë popullit

Ish-zëvendësministri Taulant Muka i pranishëm në protestën e studenteve para ministrisë së Arsimit, tha se të rinjtë kanë mbështetjen e të gjithë popullit.

Muka ka kritikuar ashpër qeverinë, duke pretenduar se institucionet nuk u janë përgjigjur siç duhet shqetësimeve të studentëve.

Ai deklaroi se orët dhe ditët e kryeministrit Rama janë të numëruara.

“Besoj që prindërit i janë bashkuar në formën e tyre. Mbështetja nuk është vetëm prezenca fizike, por është që ti lejojmë të vijnë. Këta kanë mbështetjen e gjithë popullit.

Qeveria i kishte vënë zjarrin shteti. Kujtoj që ministrja shqetësohej për like dhe share dhe jo për problemet e studentëve. Kujtoj që ishte një strukturë kriminale, sikundër e ka vërtetuar SPAK.

Ai kryeministër ka mbaruar, ka një izolim total, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ditët dhe orët e tij janë të numëruara”, tha Muka për News24.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›