Qeveria shqiptare organizon një tryezë të rrumbullakët me institucionet ndërkombëtare donatore
Sot paradite, nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit, zotit Ilir Rusmali, qeveria shqiptare organizoi një tryezë të përbashkët me institucionet ndërkombëtare donatore, me synim koordinimin dhe menaxhimin e donacioneve te huaja. Në takim merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, donatorë të rëndësishëm, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, etj.
Mirëmenaxhimi i kontributeve që vijnë nga donatorët ishte një ndër çështjet kryesore që u diskutua gjatë zhvillimit të punimeve të tryezës së rrumbullakët. Qeveria shqiptare synon që të gjitha këto donacione të realizohen në përputhje me programin dhe prioritetet e qeverisë. Gjithashtu, u konsiderua si shumë e rëndësishme rritja e transparencës në implementimin e projekteve dhe programeve me donacionet e huaja, si dhe përmirësimi i shkallës së informimit.
Në takim u shpreh nevoja e intensifikimit të kontakteve mes qeverise dhe donatorëve të huaj. Kjo çështje konsiderohet si një ndër prioritetet e qeverisë ndaj dhe qeveria e ka mbeshtetur me ngritjen e strukturave përkatëse.
Në fjalën e tij, Zv/kryeministri Rusmali vlerësoi bashkëpunimin me donatorët dhe vuri në dukje se në kendveshtrimin e qeverise shqiptare, bashkepunimi i suksesshem qeveri-donatore per koordinimin e ndihmes se huaj, duhet te udhehiqet nga zbatimi i parimeve kryesore te perfshira ne Deklaraten e Parisit.
"Qeveria Shqiptare tashme ka marre udheheqjen ne procesin e hartimit dhe zbatimit te strategjive dhe ndihma e huaj do te drejtohet ne perputhje me prioritetet e qeverise, tek institucionet pergjegjese shqiptare, duke u bazuar ne procedurat per zbatim", tha zoti Rusmali.
Zv/kryeministri theksoi se "lufta kundër korrupsionit, çmontimi i sistemit të korrupsionit i bazuar në abuzimin e rëndë me pushtetin dhe kapjen e shtetit, është angazhimi dhe sfida më e rëndësishme e qeverisë. Mjetet për arritjen e këtij objektivi janë shumëdimensionale dhe filozofia që udhëheq qeverinë është që të vendosim e të konsolidojmë kulturën e qeverisjes së përgjegjshme në shërbim të qytetarëve, të biznesit e të taksapaguesve".
Zëvendëskryeministri shprehu bindjen se ndihma e huaj "do te jete me e harmonizuar, transparente dhe efektive, me synim reduktimin e barrierave administrative dhe shmangien e krijimit te strukturave paralele me ato ekzistuese qendrore".
Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me donatorët, z. Rusmali nënvizoi qeveria ka institucionalizuar me donatorët projekte ambicioze në modernizimin e një prej segmentëve të rëndësishme të sistemit tatimor duke synuar shtrirjen e modelit në të gjithë sistemin dhe në reformimin e sistemit të prokurimit publik.
"Qeveria Shqiptare është e angazhuar ne hartimin e politikave, menaxhimin e burimeve dhe sistemeve të monitorimit, me synim rritjen e kapaciteve dhe në bashkëpunim me komunitetin e donatorëve, do të jenë përgjegjës për arritjen e rezultateve të synuara", tha zv/kryeministri. Në lidhje me këtë çështje, zoti Rusmali theksoi se zbatimi i procesit ne te cilin qeveria shqiptare është angazhuar, kerkon kohe dhe arritja e synimeve ambicioze, kerkon te ecet me shpejtesi ne drejtim te thithjes se ndihmes se huaj. "Synimi ynë për Sistemin e Planifikimit të Integruar, është që brenda vitit 2006 të kemi krijuar strukturat e nevojshme brenda institucioneve qendrore, të kemi hartuar metodologjitë e nevojshme dhe rritur kapacitetet e institucioneve qendrore të përfshira në këtë proces. Ky proces do të shtrihet më tej në vitin 2007, me synim zbatimin e plotë të komponentëve të tij në 2008 », vijoi zëvendëskryeministri.
Gjatë punimeve të tryezës u bë edhe prezantimi i punës së Departamentit të Koordinimit të Strategjive dhe te Asistences se Huaj, pranë Këshillit të Ministrave.
Drejtoresha e këtij departamenti, znj. Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj, u përqëndrua në hapat e para konkrete që ka bërë Qeveria drejt hartimit dhe zbatimit të proçesit të Sistemit të Planifikimit të Integruar (SPI). "Ky proçes përbën një kuadër të gjerë planifikimi dhe monitorimi i cili siguron që politikat themelore dhe proceset financiare të Qeverisë së Shqipërisë funksionojnë në mënyrë koherente, efiçente dhe të integruar. Sistemi i Planifikit të Integruar përbëhet nga dy proçese themelore që janë: Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, dhe Programi i Buxhetit Afatmesëm. Gjithashtu, një seri proçesesh të tilla si: Integrimi Evropian, Programi i Qeverisë Shqiptare, Investimet Publike, Ndihma e Huaj, janë në themel të punës së Qeverisë dhe do të jenë pjesë përbërëse të Sistemit të Planifikimit të Integruar", u shpreh znj. Vokshi.
Duke bërë të njohur hapat për zbatimin e Planit të Sistemit të Planifikimit të Integruar, znj. Vokshi tha se qe nga Nentori i vitit te kaluar, qeveria shqiptare eshte angazhuar seriozisht ne krijimin dhe zbatimin e sistemit te planifikimit te integruar si nje nga reformat kryesore qe synon arritjen e qellimeve dhe objektivave strategjike dhe mbajtjen e premtimeve elektorale përpara publikut shqiptar. Zbatimi i nje reforme te tille kerkon mbi te gjitha përpjekje për eleminimin e fragmentarizimit dhe dublikimit, të ndeshura deri me sot midis proceseve kryesore financiare dhe atyre të politik-bërjes, u shpreh znj Vokshi.
Ne takim u shpreh bindja nga ana e qeverise shqiptare se alokimi i ndihmes se huaj drejt kanaleve buxhetore permireson procesin e harmonizimit dhe rrit efektivitetin e perdorimit te ketyre fondeve.