E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shtyn kontratat e punës për studentët e ekselencës në administratë

TIRANË, 11 shkurt /ATSh/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një shtesë në vendimin nr. 586, datë 30 gusht 2019, për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore.

Sipas vendimit të ri, “përjashtimisht për vitin 2026, për studentët e ekselencës të punësuar me kontratë të përkohshme 1-vjeçare në institucionet e administratës shtetërore, sipas procedurave të thirrjes së publikuar në dhjetor 2024, afati i kontratës së tyre të shtyhet deri në përfundim të procedurave të punësimit, sipas legjislacionit specifik, që rregullon marrëdhënien e punës në këto institucione”.

Departamenti i Administratës Publike dhe institucionet e administratës shtetërore janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›