Qeveria, strategji afatmesme për kapërcimin e pasojave në zonën e Gërdecit
Grupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Donatorëve në Rastet e Emergjencave Civile- Post-Gërdeci ka vendosur gjatë mbledhjes së djeshme në ambjentet e Këshillit të Ministrave që të hartojë një plani afat-shkurtër dhe afatmesëm hapash që do të ndërmerren për ndihmën banorëve të prekur nga ngjarja e Gërdecit. Grupi nën drejtimin e drejtores së Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, Albana Vokshi, vendosi që të fillojë bashkërendimin dhe koordinimin e punës së qeverisë me donatorët e huaj për të asistuar financiarisht në këtë projekt në një kohë që do të kryhet identifikimi i burimeve të nevojshme për plotësimin e boshllëqeve financiare dhe njëherazi monitorimi dhe raportimi periodik mbi ecurinë dhe zbatimin e planit të veprimit. Takimi i djeshëm u fokusua përgjithësisht në përfundimet e mbledhjes së Grupit Teknik për Monitorimin dhe Analizat e Ndotjes në zonën e Gërdecit, projekt- propozimet e ministrive të linjës mbi nevojat për financim sipas prioriteteve afat-shkurtra dhe afat-mesme si dhe planin e aktiviteteve koordinuese me donatorët. Prioritetet e identifikuara nga institucionet shtetërore do të prezantohen në takimin me donatorët që do të mbahet nesër. Ndërkaq një grup i posaçëm teknik me përfaqësues nga Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, Instituti i Shëndetit Publik, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Qëndra e Transmetimeve Teknologjike dhe Bujqësore, Laboratori Qëndror i Forcave të Armatorura dhe Instituti i Fizikës Bërthamore po harton një raport me të dhënat e treguesve të ndotjes dhe sigurisë së jetës në zonën e Gërdecit. Grupi Ndërinstitucional për Koordinimin e Donatorëve dhe Ndihmës së Huaj në Rastet e Emergjencave Civile u krijua me urdhër të kryeministrit Berisha në 21.prillin e shkuar dhe kryesohet nga drejtorja e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj. Në përbërje të tij janë sekretarët e përgjithshëm të Minstrive të Linjës dhe drejtues të institucioneve të tjera shtetërore.
Tragjedia e Gërdecit, opozita ngulmon në hetimin parlamentar/Tragjedia e Gërdecit ka qenë sërish në fokusin kryesor të debateve të djeshme në seancë plenare. Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, futjen në rendit e ditës së diskutimit të projektligjit për kompensiomin financiar të për banorët e Gërdecit, i cili sipas Braçes ka mëse një muaj që është depozituar kërkesa dhe se nuk ka asnjë justifikim për shtyrjen e tij. Nga ana tjetër deputeti socialist ka shprehur shqetësimin se të paktën 13 interpelanca të kërkuara nga grupi i PS-së që nga muaji shkurt me kryeministrin Berisha, nuk janë realizuar. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi ka reaguar duke deklaruar se projektligji i PS-së për ngjarjen e Gëercin nuk ka asnjë vlerë për sa kohë është kryer tashmë kompensimi financiar në terren. Vetë kryetarja e Kuvendit, ka deklaruiar se është e pamundur që gjithë interpelancat të bazohen vetëm tek kryeministri dhe se ato duhet t’u shpërndahen ministrave sipas përgjegjësive. Nga ana tjetër LSI me anë të kreut të grupit parlamentar, Pëllumb Xhufi ka ngulmuar në ngritjen e një komisioni hetimor për ngjarjen e Gërdecit, një çështje që sipas tij është inioruar në vijimësi, ndonëse për këtë komision “ka patur një konsensus të gjerë nga të gjitha palët përfshi edhe kryeministrin Berisha”. Edhe kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka përkrahur këtë kërkesë ndërsa ka deklaruar se “hetimi penal nuk pengon aspak zhvillimin e një hetimi parlamentar”. Megjithatë kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se komisioni nuk është në përputhje me rregulloren, pasi deri tani për këtë nismë ka vetëm 5 firma, në një kohë që minimumi nevojiten 28 të tilla.