Rama po sillet si pronar - kërkon t’i lerë Veliajt me tapi bashkinë
Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ka detyruar kryesocialistin Edi Rama të nxjerrë nga sirtari planin e tij të vjetër për t’ia lënë dorëzim Bashkinë e Tiranës, për të cilët shumica e qytetarëve të Tiranës në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit e votuan, beniaminit të tij Erion Veliaj. Mosgatishmëria e asnjë të majti për të garuar në Tiranë bëri që vitin e kaluar Rama të bashkonte kauzën e vet si drejtues i opozitës me kontratën që kishte lidhur me kryeqytetasit. Tashmë, kur marrëdhëniet me partinë e Ilir Metës janë mjaft larg të qenit normale, Rama nuk ka tjetër të besuar për t’i dorëzuar çelësat e bashkisë pasi të ketë formalizuar kandidimin e tij si deputet dhe thyer betimin elektoral se do ta përfundonte mandatin e tij të plotë deri në vitin 2011. Kësisoj Veliaj duket se e ka të qartë llokmën (politike e financiare) qe do te perfitoje, por as s’e çan kokën se c’do t’i presë anonimët e tjerë që iu bashkuan natës së 11 majit G 99-s.
Megjithatë edhe kjo aventurë politike e kryesocialistit, pritet të kalojë jo pa zhurmë. Ashtu si vitin e kaluar kur e ngjizi idenë për të paraqitur Velinë, fillimisht në zonën eletorale 87 në Pogradec e me pas në zonën 31 në Tiranë, Rama tani po bën gati ilaçin kundër presionit të kundërshtarëve brenda PS-së. Këta të fundit edhe psë momentalisht të tulatur si pasojë e rregullave të ashpra që imponon Kodi i Etikës në selinë ylberiste, nuk do të mund të gëlltisin lehtë klonimin e një modeli identik me të cilën Rama hyri në Partinë Socialiste: paraqitjen për në Bashkinë më të madhe të vendit të një të riu arrivist që ashtu si Rama 8 vite të shkuara, nuk ka asnjë lidhje historike apo kontribut pozitiv në forcën kryesore të së majtës, përveç ndoshta nxirjes periodike te imazhit të liderit historik të socialistëve, Fatos Nanos. Pika kryesore e sulmit të oponentëve mbetet edhe këtë herë e njëjta: nepotizmi i skajshëm si një metodë e ngjitjes së shpejtë në karrierën politike në PS. Angazhimi i Veliajt pranë krahut të Edi Ramës konfirmohet më së miri edhe nga angazhimi politik i të fejuarës së tij, Ajola Xoxa e cila fillimisht u vu re të merrte dendur pjesë në aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, po aq sa edhe ato të Partisë Socialiste, derisa më në fund u zgjodh si anëtare e Asamblesë Kombëtare Socialiste, ish-KDP-ja famëkeqe. Në kushtet e një luftë të hapur mes PS-së nga njëra anë dhe LSI, PDS e PAD nga nga tjetër, pritet që braktisja e bashkisë në mesin e mandatit dhe kandidimi i Veliajt, të shkaktojë reagimin e ashpër të Metës, Milos dhe Cekës. Një sondazh i publikuar në shkurt të vitit 2006 nga lëvizja MJAFT e drejtuar asokohe nga Veliaj, e nxirrte PS-në forcë të parë politike në vend në një kohë që kuotonte mjaft ulët partitë e tjera të së majtës. Ilir Meta dhe Paskal Milo, akuzuan publikisht kreun e PS-së se po përdorte metoda të pamoralshme për të dobësuar partitë e tjera të majta. Meta theksoi se në çdo rast Lëvizjes Socialiste për Integrim i janë vjedhur mbi 12 mandate deputetësh nga partia kryesore e të majtës, e cila i ka shpërndarë ato sipas preferencave të saj tek partitë satelite të saj. Duke ironizuar sondazhin e kryer nga “MJAFT”, duke e cilësuar atë si një “organizatë të paguar nga Bashkia e Tiranës”. Tashmë ka ardhur koha që nga kapelja e Ramës të dalin eunukët e rinj të politikës dhe Erion Veliaj është paraqitur si Kali më i mirë i Trojës për të kërkuar trashëgiminë e llokmës financiare në Bashkinë e Tiranës. Por para se planet arriviste të thyejnë turinjtë tek vota refuzuese e zgjedhësve të kryeqytetit, Erionit e Edvinit do t’u duhet të maten me rezistencën brenda të majtës, e cila mëse njëherë ka përsëritur se s’i është dhënë me hipotekë politikanëve që skemat e ndotjes dhe përdhosjes së kryeqytetit i ndërtojnë në Pezë apo tek Liqeni.
Leonard Quku