E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria thotë se do të asfaltohet çdo rrugë që zbret drejt detit

Vlorë, 29 Gusht NOA - Kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar në zonën turistike të Palasës se ne kemi premtuar se do të asfaltojmë çdo rrugë që zbret drejt detit dhe shtoi se ne këtë po e bëjmë.

Berisha vizitoi dje disa fshatra të Bregut të Jonit, ku inauguroi fillimin e punimeve për ndërtimin e disa rrugëve të rëndësishme që zbresin drejt detit. Ai shoqërohej në këtë vizitë nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi dhe drejtues të pushtetit vendor.

Fillimisht, Berisha u ndal në Palasë dhe inauguroi fillimin e punimeve për rrugën e plazhit Palasë, investim me vlerë 10 milionë euro.

Projekti i rrugës, që fillon në Palasë dhe shkon deri në Kakome dhe në Shën Vasil, përfshin 8 rrugë të shkurtra që lidhin fshatrat e kësaj zone me bregun, me gjatësi të përgjithshme prej 25 kilometra.

Kryeministri e konsideroi ndërtimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme, pasi ajo përmirëson ndjeshëm infrastrukturën jo vetëm për komunitetin lokal, por edhe për turistët që zgjedhin bregun e Jonit për të kaluar pushimet.

Ky projekt, - u shpreh Kryeministri - sjell një përmirësim jashtëzakonisht të rëndësishëm të infrastrukturës për komunitetin lokal dhe për turistët e panumërt që vijnë për të kaluar pushimet në bregun e Jonit. Këto rrugë do të përfundojnë përpara fillimit të sezonit të ardhshëm turistik dhe pushuesit e panumërt që frekuentojnë Bregun do të gjejnë vitin e ardhshëm një Breg me infrastrukturë shumë më moderne dhe shumë më të përshtatshme. 

Ndërtimi i kësaj rruge, theksoi Berisha, është një premtim i dhënë që po mbahet. Ne kemi premtuar se do të asfaltojmë çdo rrugë që zbret drejt detit dhe ne këtë po bëjmë. 

Kryeministri tha se e njëjta platformë që ekziston për rrugët do të zbatohet edhe për furnizimin me ujë të pijshëm.

/a.d/e.n/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›