Qeveria u bën thirrje japonezëve të bëjnë blerje racionale mes frikës për megatërmet

Autoritetet në Japoni u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin magazinimin e gjërave, pas paralajmërimeve për mundësi të një megatërmeti.
Njerëzit janë parë nëpër dyqane duke blerë gjëra më shumë sesa zakonisht, përfshirë edhe pajisjet e nevojshme në kohë fatkeqësish.
Autoritetet kanë thënë se pas tërmetit 7.1 shkallësh të së enjtes, i cili ka lënë 14 persona të plagosur, Japonia do të mund të përballet me ndonjë tërmet tjetër të madh.
Dyqanet në Tokio kanë vendosur një paralajmërim në hyrje se u vjen keq për mungesë të disa produkteve, dhe që mungesat janë rezultat i “raportimeve në media për tërmetin”.
“Kufizimet potenciale në shitje do të mund të zbatohen”, është thënë në paralajmërim, dhe që do të përcaktohet sasia e ujit që mund të blihet, për shkak të blerjeve joracionale.
Sipas REL
/ rtsh.al /