E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria u dhuron institucioneve rezidenciale të përkujdesjes sociale 1 milionë lekë me rastin e festave të fundvitit

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën një fond prej 1 milionë lekësh si dhuratë në kuadër të festave të fundvitit për paraplegjikët dhe tetraplegjikët dhe institucioneve rezidenciale të përkujdesjes sociale.

Po ashtu, me propozim të Ministrit të Financave Këshilli i Ministrave vendosi "Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2005", prej 10 milionë lekësh për Ministrinë e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, i cili synon të përballojë shpenzimet suplementare, rritjen e masës së pagesës së paaftësisë, komisionimit të vlerësimit të të verbërve dhe rritjes së numrit të personave të paaftë që trajtohen nga shërbimet e kujdesit social.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›