E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeverisja elektronike BerishaGjithcka per shpenzime te hapura

TIRANE - Qeverisja elektronike ka mbledhur ne nje tryeze drejtues te qeverise shqiptare dhe perfaqesues nga Komisioni Europian i cili ka financuar kete projekt ne Shqiperi.
Gjate fjales se tij ne konference ambasadori Sequi theksoi suksesi i nje qeverie qendron ne sherbimet elektronike. Fuqizon administraten. Per shembull nuk duhet te presesh ne radhe per te regjistruar makinen burokracia eshte bere pengese per sherbime ndaj qytetarit tha Sequi.

Kryeministri Berisha tha ne konference se dixhitalizimi i sherbimeve lufton korrupsionin dhe sjell transparence.
Ne jemi te vendosur per te bere gjithcka per te pershpejtuar ritmet. 2 vitet e fundit Obama dhe homologu brazilian ndermoren perpjekjet per qeveri te hapur. Kushdo e sheh kete iniciative ka te beje me qeverine dixhitale. Cdo shpenzim qe behet nga kjo administrate dhe ky shtet lexohet neser online nga qytetaret shqiptare tha Berisha.

PROJEKTI
Projekti i financuar nga BE me euro3.200.000 synon te ndihmoje Shqiperine ne pergatitjen e kornizes se nevojshme ligjore kapaciteteve teknike si dhe aftesimin e adminitrates per ofrimin e sherbime ne forme elektronike. Konkretisht ekipi i projektit eshte duke punuar me autoritetet shqiptare ne tri drejtime kryesore 1 pergatitjen e ligjeve te nevojshme per te siguruar per shembull qe aplikimet elektronike per sherbime te njihen nga te gjithe institucionet perkatese qe qytetaret dhe bizneset te jene te mbrojtur nga abuzimi dhe keqperdorimi i te dhenave personale etj 2 perzgjedhjen dhe zhvillimin e programeve kompjuterike dhe sigurimin e pajisjeve te nevojshme per sherbimet elektronike dhe 3 trajnimin e 500 nepunesve publike per perdorimin e programeve te reja dhe pajisjeve per tu sherbyer qytetareve. Zbatimi i suksesshem i projektit do te thote se qytetaret shqiptare do te jene ne gjendje te marrin sherbimet qe u takojne pa pritur ne rradhe asgjekundi pa udhetuar asnje distance per te arritur ne zyrat e shtetit dhe pa ryshfet. Sa me i larte niveli i sofistikimit teknik i perzgjedhur nga autoritetet shqiptare aq me i larte niveli i transparences pergjegjshmerise dhe eficences.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›