Sportet pa zgjedhje Rektoripadi ne gjykate senatit
TIRANE- Ndryshe nga universitete e tjera te vendit ne universitetin e sporteve te Tiranes dje nuk jane zhvilluar zgjedhjet. Kjo pasi ne kete universitet zgjedhjet jane pezulluar me vendim te ministrit te Arsimit per shkak se senati akademik i i ketij universiteti ka pasur perplasje me rektorin Vejsel Rizvanolli. Ky i fundit madje ka dorezuar edhe nje padi ne gjykate qe me date 6 shkurt. Ne ceshtjen qe mban nr.8234 Vesjel Rizvanolli ka paditur senatin Akademik te Universiteti i Sporteve Tirane per shfuqizim apo ndryshim te aktit administrativ qe ka te beje me kriterin e moshes qe ka vendos ky senat. Deklarimin si absolutisht te pavlefshem te vendimit nr.2 date 23.01.2012 te Senatit Akademik te Universitetit te Sporteve Tirane ne vijim UST i cili ne nenin 7.10 te Rregullores per organizimin e zgjedhjeve per autoritetet dhe organet drejtuese ne UST ka parashikuar qe Nuk mund te kandidoje per Organet dhe Autoritetet drejtuese te UST personat te cilet per shkak te daljes ne pension nuk mund te plotesojne mandatin 4-vjecar. Pezullimi i zhvillimit te procesit te zgjedhjeve per Autoritetet dhe Organet drejtuese ne UST. Zhdemtimin e demit demit efektiv dhe fitimit te munguar ne te holla nese ne kundershtim me Kushtetuten Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe ligjet ne fuqi do te lejohet te vazhdohet procesi i zgjedhjeve per Autoritetet dhe Organet drejtuese ne UST duke mu cenuar e drejta per tu kandiduar per Organet dhe Autoritetet drejtuese te UST - eshte kjo padia qe rektori Rizvanolli ka depozituar ne gjykate.
ek/sg/shqiptarja.com
ek/sg/shqiptarja.com