E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qiellgërvishtësi i përdredhur (FOTO)

Është dashur tetë vjet për tu ndërtuar, por tashmë pranë përurimit, një qiellgërvishtës 310 metra i lartë në Dubai, meriton të hyjë në listën e ndërtesave më të veçanta të botës. 

Ndonëse nën hijen e qiellgërvishtësit më të madh të botës, Burj Khalifas së lartë 826 metra, Cayan Infinity Tower është ndërtesa e përdredhur më e lartë dhe e veçantë në Tokë.

Me 80 kate dhe 570 apartamente rezidenciale, qiellgërvishtësi ka një strukturë unike dhe maja e tij është 90 gradë e kthyer, në krahasim me bazën.

Disa muaj larg inagurimit, Cayan është shndërruar në një magnet për blerësit, me 80% të apartamenteve që janë shitur. Nderkohë, çmimi për metër katror per apartamentet e mbetura vazhdon të rritet pa ndërprerje, deri ne disa milione dollare,transmeton “TCh” .  P.K

d6

d2

d3

d4

d5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›