E Diel, 1 Nëntor 2026

Qindra banorë në Mirditë pa energji elektrike, vidhen 2 km kabëll

Mirditë- Kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin ka bërë që disa persona në Mirditë të grabisin 2 km kabëll elektrik me qëllim shitjen e tij për skrap. Kjo ka bërë që qindra familje të mbesin pa energji elektrike.

Vjedhja është kryer gjatë natës së mbrëmshme nga persona ende të paindetifikuar, ndërsa kablli i përkiste tensionit të mesëm.

Tre fshatra të Rrrëshenit janë në terr total, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë për vendosjen e kabllit të ri. Mësohet se ai do të blihet nga vetë banorët.

Kohët e fundit shumë persona kanë filluar të gjejnë si burim ekonomik shitjen e materialeve metalike për skrap, ndërsa janë shkatërruar shtylla elektrike, ndarëset e korsive të rrugëve, por edhe kabllot elektrikë.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›