E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Periudha para nesh, periudhë e integrimeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para qytetarëve të Gjilanit ka shprehur bindjen e tij se në rast se qeverisë me vendin do të punojë pandërprerë për t’i quar proceset përpara. Haradinaj ka vlerësuar se Kosovën e presin sfida të mëdha, por ka thënë se të gjithë së bashku duhet punuar për t’i tejkaluar ato në mënyrë që vendi të integrohet dhe mos të mbetët prapa vendeve të rajonit. Haradinaj, këto komente i ka bërë të shtunën, me rastin e vizitës së tij në qytetin e Gjilanit, e ku bëri homazhe edhe tek shtatorja e Rexhep Malës, Nuhi Berishës, si dhe te ajo e Agim Ramadanit.

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, ka thënë se ndjehet i privilegjuar që gjendet në mesin e bashkëkombëseve dhe shokëve të tij të Anamoravës, e cila çdo herë ka dhënë heronj për çlirimin e atdheut.

Lideri i AAK-së, duke folur para qytetarëve gjilanas ka thënë se kthimi i tij në Kosovë, e detyron atë që të angazhohet dhe të punojë edhe më shumë për vendin e tij.

“Në rast se i marrë këto përgjegjësi kam me fillu me punu dhe kam me qenë në punë, veç në punë. Me fol ndoshta jo shumë, por me punu sa të mundemi për të mirën e vendit dhe të gjithë njerëzve. Miqve u themi se krejt atë mund që e kemi bërë bashkë në Kosovë nuk është i humbur dhe do ta vërtetojnë se e kemi merituar atë ndihmë. Ne dimë edhe me qenë miq. Kuptohet regjioni jonë nuk është aq i lehtë, por sfidat nëpër të cilat ne kemi kaluar kanë qenë të pashmangshme. Njerëzit që punojnë për lirinë e vet ata janë të ndershëm, ata meritojnë përkrahje dhe gëzojnë respekt. Periudha para nesh është periudhë e integrimeve që mos të mbesim prapa popujve dhe vendeve”, ka thënë ai.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, në emër të nikoqirit, i ka uruar mirëseardhje liderit të tij Ramush Haradinajt në Gjilan, duke thënë se kanë qenë të bindur në pafajësinë e tij, por edhe në pastërtinë e luftës çlirimtare.

“Ne kemi qenë të bindur për pafajësinë e z. Haradinaj sepse luftën e Kosovës e kemi përjetuar të gjithë. E dimë se çka ka ndodh dhe me këtë bindje kemi fituar. Ramush Haradinaj dy herë e fitoi drejtësinë në Hagë, fitoi në luftë. Por do të fitojmë bashkë edhe në proceset që na presin përpara që Kosova të jetë shtet i qytetarëve që jetojnë të lirë e të lumtur, që jetojnë të zhvilluar, që shkon drejt integrimeve të reja kombëtare. Po ashtu, ato integrime që po i synojmë e që janë integrimet evropiane”, ka thënë ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit me qytetarët e Gjilanit, vazhdoi rrugën për në Kamenicë ku do të pritet edhe nga simpatizuesit e kësaj komune. /kosovapress/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›