E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qindra emigrantë arrijnë në brigjet italiane

Një numër i madh varkash që mbanin rreth 1,000 emigrantë arritën në brigjet jugore të Italisë dhe dy nga ishujt e saj të vegjël gjatë fundjavës. Gati 50 varka mbërritën në ishullin Lampedusa pranë Siçilisë, sipas radios shtetërore dhe mediave të tjera italiane.

Varka të tjera që transportonin emigrantë arritën në Pantelleria, një tjetër ishull i vogël i pëlqyer nga turistët.  Qindra emigrantë dolën në breg nga anijet e kontrabandistëve në ato ishuj. Disa nga anijet e nisura nga kontrabandistët e emigrantëve mbanin vetëm tetë pasagjerë.

Të tjerët kishin rreth 100 pasagjerë në bord, shumë prej tyre nga Tunizia.  Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se 92 emigrantë, shumica e të cilëve nga Afganistani, arritën në Pulia. Emigrantë të tjerë lundruan për në Kalabri, Siçili dhe Sardenjë. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›